Basha: Kryeministri në ikje ndryshon fshehtas buxhetin

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi sot Kryeministrin Rama se ka ndryshuar në mënyrë të fshehtë buxhetin e vitit 2016.

“Në mënyrë tinzare, kryeministri në ikje ka ndryshuar me akt normativ buxhetin pa e dërguar në komisione, në parlament.
Pse? Pse k♪7shtu hajdutçe, fshehtasi, duke shmangur debatin, oponencën, kritikën?” shkruan Zoti Basha në profilin e tij në Facebook.

Zoti Basha akuzoi kryeministrin se me ndryshimet në buxhet po tallet me punëtorët, të cilëve nuk i rritet paga dhe me pensionistët, të cilëve u indeksohet pensioni me 1,6 për qind. Ai shton më tej se “kryeministri në ikje nuk rrit asnjë qindarkë fonde për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.”

Kreu i opozitës e quajti qeverisjen  e kryeministrit si të degraduar dhe korruptive, ku qytetarët po paguajnë taksa e gjoba të larta në këmbim të rritjes së luksit për Ramën e shërbëtorët e tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>