George Soros, miliarderi që u tërhoq nga financimi i politikës që pas dhurimit të 27 milionë dollarëve për të larguar ish-presidentin George Bush në vitin 2004, është rishfaqur në heshtje si financuesi kryesor i fushatës presidenciale të Partisë Demokratike dhe kandidates Hillari Clinton.
Sipas Komisionit Federal të Zgjedhjeve, biznesmeni ka dhuruar më shumë 25 milionë dollarë për fushatën e kandidates Clinton dhe kandidatëve të tjerë demokratë. Bashkëpunëtorë të tij të ngushtë shprehen se kjo shifër pritet të rritet deri në nëntor, kur do të zhvillohen dhe zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të SHBA-ve.
Megjithëse nuk ishte i pranishëm në Konventën e Partisë Republikane, zëra pranë tij shprehen se Soros duket më i angazhuar politikisht seç ka qenë ndër vite. Ky angazhim vjen si kombinim i një besimi dhe preference për kandidaten demokrate Clinton dhe një lloj frike për kandidatin republikan Donald Trump, të cilin George Soros e ka akuzuar se po i bën shërbim Shtetit Islamik ISIS duke përhapur frikë me fushatën e tij.
Gatishmëria e Soros për të dhuruar miliarda dollarë në garën kundër kandidatin republikan Donald Trump, në qarqet financiare të demokratëve, është parë si shenjë shumë e mirë për Hillary Clinton. Ndoshta më shumë se çdo donator tjetër i demokratëve, Soros shihet si ai që mund të tërheqë dhe të tjerë donatorë të fuqishëm për fushatë.
Mobilizimi i donatorëve për fushatën e Clintonit, në terma financiarë i ka dhënë asaj një përparësi ndaj kundërshtarit Trump, i cili që prej fillimit të fushatës presidenciale është parë me dyshim nga ata që mund të dhuronin para për fushatën e republikanëve. Geroge Soros, pa dyshim, është ai që ka luajtur rol kryesor në rritjen e fondeve për Hillary Clinton.
Sipas të dhënave të Komisionit Federal Zgjedhor, deri në fund të qershorit, Soros i ka dhuruar mbi 7 milion dollarë një organizate që bënë fushatë në emër të Hilary Clinton, e quajtuar Priorities USA Action.
Po, sipas këtij komisioni, biznesmeni i ka dhuruar 2 milionë dollarë të tjerë një organizate që ka për qëllim të sulmojë kandidatin Donald Trump dhe kandidatët e tjerë republikanë.
Michael Vachon, këshilltar dhe zëdhënës i George Soros, ka deklaruar se Soros ka dhuruar miliona dollarë dhe për organizata që mobilizojnë amerikanët për të votuar apo organizata që bëjnë fushatë në emër të Partisë Demokratike dhe kandidates Clinton.
Situata paraqitet e njëjtë me atë të vitit 2004, ku Soros, duke mos mbështetur vendime e politika të presidentit të atëhershëm Bush, sidomos vendimet për luftën në Irak, dhuroi plot 27 milionë dollarë grupeve e organizatave që mbështetën kundërshtarin e Presidentit Bush, John Kerry. Gjithsesi në fushatën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2004, John Kerry dështoi dhe Bush u rizgjodh President i SHBA-ve.
Përfshirja e madhe në fushatën presidneciale të vitit 2004 e bëri Sorosin objekt të sulmeve personale, ndonjëherë mjaft të egra, nga politikanët republikanë e media.
Disa aleatë shprehen se dënimi publik, fitimi i zgjedhjeve nga Bush, pavarësisht dhurime të Sorosit kundra tij, dhe shqetësimi ndoshta pak ironik i Soros se ligjet për dhurimet në fushata po lejonin amerikanët e pasur e biznesmenë të ndërhynin në politik e dëmtuan gradualisht Sorosin.
Kështu, pas vitit 2004 ai u tërhoq nga garat presidenciale duke lënë të kuptohej se nuk do të shpenzonte më aq shumë para në politik. Ai madje e quajti garën e vitit 2004 një përjashtim.
Në vend të politikës, ai u përqendrua në organizatat e tij ndërkombëtarë, të cilat në tre dekadat e fundit kanë dhuruar më shumë së 13 miliardë dollarë në vende të ndryshme të botës për organizata jofitimprurese me qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracinë në Europën Lindore, shëndetësin e arsimin.
Ai luajti rol kryesor, në vitin 2005, në krijimin e një klubi të fshehtë me donatorë të fuqishëm liberal të quajtur Aleanca për Demokraci me qëllim mbledhjen e fondeve për të përkrahur nisma të mbështetura dhe nga demokratët.
Për tu rikthyer sërish tek Hillary Clinton, George Soros, paravërisht se mbështeti Barack Obamën përkundrejt Clintonit si kandidat në primaret e demokratëve në vitin 2008, është shprehur se është penduar për atë vendim dhe se tani ka shumë besim të Hillary.
Burime nga organizatat që bëjnë fushat në mbështetje të Hillary Clinton shprehen se George Soros është rikthyer fuqishëm duke financuar fushatën e demokratëve pikërisht prej kandidates Hillary Clinton.