Godina e Kuvendit të Kosovës u sulmua, të premten në orët e para pas mesnate, me një predhë antitank nga persona ende të paidntifikuar.
Policia njoftoi se nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëmtime të një pjese të fasadës së ndërtesës.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, por deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka quajtur sulmin si një sulm politik dhe kundra pavarësisë së vendit. Ndërsa Presidenti Hashim Thaçi i quajti sulmuesit si njerëz që nuk e duan Kosovën dhe institucionet e saj.