Një grua 35 vjeçare dhe foshnja e saj e porsalindur humbën jetën mëngjesin e sotëm në maternitetin “Koço Gliozheni”, në Tiranë.
Gruaja ishte paraqitur në martenitet në mesnatë për shkak të komplikacioneve, por mjekët e kishin drejtuar drejt Urgjences së zemrës në QSUT, më pas në Sanatorium e në fund sërish në maternitet, pa iu dhënë ndihma në kohën e duhur.
Familjarët e viktimës deklaruan se e sëmura ka qëndruar mbi 20 minuta jashtë spitalit, pasi mungonte barrela dhe bombula e oksigjenit. Ata akuzuan mjekët e maternitetit për neglizhencë.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur arsyet e vdekjes së nënës dhe foshnjes.