Pentagoni ka arsye të besojë së militanti i Shtetit Islamik, i njohur si Xhoni i Xhihadit, është vrarë në një sulm me dron në Siri, deklaroi të premten një zëdhënës ushtarak amerikan.
Xhoni i Xhihadit u bë i njohur, gjatë vitit 2014, në një seri videosh ku ai ekzekuton me prerje koke civilë perendimorë të marrë peng nga Shteti Islamik.
Zëdhënësi ushtarak, Steve Warren, u shpreh se objektivi i sulmit ishte Xhoni i Xhihadit dhe, ndonëse do të duhet kohë për të deklaruar në mënyrë përfundimtare rezultatin e sulmit, ata janë të sigurtë që objektivi është eleminuar.
Militanti 26 vjeçar, me emrin e vërtetë Mohammed Emwazi, ishte qytetar britanik, i lindur në Kuvajt. Në vitin 2014, ai u shfaq në videon e parë ku ekzekutoi gazetarin amerikan James Foley, pasuar nga videot e ekzekutimit të gazetarit Steven Sotloff, punonjësve humanitarë David Haines dhe Alan Henning dhe disa civilëve të tjerë.