52 vende të botës pranojnë 360 mijë refugjatë

Samiti për Refugjatët dhe Emigrantët i thirrur nga Presidenti i SHBA-ve Barack Obama vendosi pranimin e ligjshëm të 360 mijë refugjatëve. Në këtë samit merrnin pjesë 52 vende të botës.

Shtatë shtete të Europës – Rumani, Portugali, Spanjë, Çeki, Itali, Francë, dhe Luksemburg – do të pranojnë 10 herë më shumë refugjatë se vitin e kaluar.

Turqia, Tailanda, Çadi dhe Jordania do të ndihmojnë më shumë se sa një milionë refugjatë për t’u arsimuar, trajnuar dhe punësuar.

Presidenti Barack Obama u shpreh se “Ne nuk mundemi të heqim shikimin apo të kthejmë kurrizin – t’i përplasësh derën në fytyrë të gjithë këtyre familjeve do të ishte një tradhëti për vlerat tona më të thella.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>