Aleanca Kuq e Zi i ka kërkuar sot tregtarëve të Lushnjes të ulin qepenat, në formë proteste për masat e ndërmara nga qeveria kundër evazionit fiskal.
Aleanca Kuq e Zi, gjithashtu, i ka kërkuar tregtarëve të vegjël të bashkohen në një grevë kombëtare.
Përfaqësues të saj i bënë thirrje qeverisë të lirojë nga burgu tregtarët e dënuar me akuzën e evazionit fiskal.