Kuvendi verifikon vetëdeklarimet e funksionarëve të varur prej tij – Exit shpjegon

Kuvendi verifikon vetëdeklarimet e funksionarëve të varur prej tij – Exit shpjegon

Kuvendi, me anë të një njoftimi zyrtar, bëri të ditur sot se asnjë prej funksionarëve të lartë, formularët e vetëdeklarimeve  të cilëve duhet të verifikohen nga kuvendi, nuk janë dënuar nga gjykatat shqiptare.

Disa media e publikuan lajmin duke nënkuptuar se bëhet fjalë për verifikimin e vetëdeklarimeve të deputetëve të Kuvendit.

Por  ligji i dekriminalizimit përcakton se Kuvendi merr në dorëzim dhe verifikon formularët e vetëdeklarimit të “drejtuesve apo anëtarëve të organeve kushtetuese apo të krijuara me ligj që zgjidhen nga Kuvendi” dhe jo të deputetëve.

Pra, Kuvendi ka verifikuar deklarimet e funksionarëve publikë të emëruar prej tij, përfshi drejtuesit e një sërë institucionesh të pavarura si Kontrolli i Lartë i Shtetit, Avokati i Popullit, agjencitë rregullatore apo autoritetet publike.

Vetëdeklarimet e deputetëve apo kandidatëve për deputet dhe për kryetarët e bashkive  administrohen dhe verifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky i fundit ende nuk ka bërë publike ecurinë e procesit të verifikimit të formularëve.

Artikuj të lidhur:

Si do të verifikohen vetëdeklarimet e dekriminalizimit — Exit Shpjegon

Deputetët e hetuar apo dënuar penalisht — Pa Koment

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>