Intervista e parë e Presidentit të zgjedhur Donald Trump

Intervista e parë e Presidentit të zgjedhur Donald Trump

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump në intervistën e tij të parë, transmetuar nga rrjeti televiziv CBS, foli për disa nga masat që do të marrë me ardhjen në detyrë.

Zoti Trump deklaroi se:

  • Do të deportojë ose do të fusë në burg rreth 3 milionë emigrantë të paligjshëm me lidhje kriminale.
  • Të emëruarit e ardhshëm të Gjykatës Supreme do të jenë “pro jetës” – pra duhet të kundërshtojnë abortin dhe të mbrojnë të drejtën kushtetuese për të mbajtur armë.
  • Nuk do të kërkojë të kthejë mbrapsht legalizimin e martesës mes personave të të njëjtin seks.
  • Do të heqë dorë nga paga e presidentit prej 400 mijë dollarësh në vit . Në vend të kësaj shume do të marrë vetëm 1 dollar në vit.

Presidenti i zgjedhur Trump ka bërë të ditur dhe të emëruarit e rinj në ekipin e tij.

Reince Priebus, kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan (RNC), do të jetë shefi i tij i stafit.

Presidenti i zgjedhur Trump dhe Shefi i stafit Reince Priebus - Burimi AFP
Presidenti i zgjedhur Trump dhe Shefi i stafit Reince Priebus – Burimi AFP

Ndërsa Stehphen Bannon, më parë drejtues ekzekutiv i një media me qëndrime konservatore, i akuzuar nga kritikët si ksenofob dhe mizogjen, do të jetë strategu i ri i Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i zgjedhur Trump do të marrë detyrën më 20 janar 2017.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>