Komisioni Evropian propozoi dje futjen e një sistemi të automatizuar të kontrollit kufitar për të rritur sigurinë në kufijtë e vendeve evropiane.
Praktikisht, qytetarët që nuk vijnë nga vendet e BE-së, por që nuk kanë nevojë për viza për të vizituar vendet e BE-së, përpara se të udhëtojnë do të duhet të regjistrohen dhe të pajisen me autorizim. Autorizimet do të jenë të vlefshme për pesë vjet dhe do të kushtojnë pesë euro.
Sistemi i sigurisë i quajtur ETIAS parashikohet të ulë emigracion e parregullt dhe të rrisë sigurinë. Aplikimi online i cdo qytetari do të kontrollohet nga institucione të ndryshme si Europol.
Kjo nismë e BE-së vjen në një kohë kur disa vende evropiane kanë rritur kontrollet në pikat kufitare në përgjigje të krizës së refugjatëve.