Gara e partive për punësimet në administratë – koment

Deputeti Bashkim Fino ka debatuar me Ministren Milena Harito për punësimin e mbështetesve socialistë në administratë, gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Zoti Fino, duke iu drejtuar ministrave, është shprehur: “Kam frikë se drejtorët nuk ju pyesin fare sa u takon punësimeve. Janë ata që bëjnë ligjin atje me punësimet, ndërsa ne zbatojmë konkurset, rregullat dhe tregojmë ligjin e DAP-it. LSI-ja punëson njerëzit e saj, ne merremi me DAP-in dhe proçedurat.”

Ky qëndrim i Zotit Fino shpreh realitetin politik të vendit, ku partitë politike shërbejnë si agjensi punësimi. Me këtë qasje, koalicioni qeverisës PS e LSI është shndërruar në garë se kush punëson më shumë militantë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>