Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, foli sot për krimet brenda familjes ndodhur gjatë ditëve të fundit.
Jam veçanërisht i hidhëruar që këto krime kanë marrë jetë të pafajshme fëmijësh dhe grash.
Këto ngjarje më shumë se krime individuale reflektojnë gjendjen e varfërisë dhe dëshpërimit ku ka hyrë shoqëria jonë, si dhe rënien e mbështetjes shoqërore për njëri-tjetrin.
Zoti Basha theksoi se politika e keqe dhe jo në shrbim të qytetarëve që ka shkaktuar dëshpërim, varfëri e humbje shprese tek shqiptarët.
Shqipërisë duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehen mundësitë në mënyrë që të gjithë të jetojnë të mirëqenë dhe të qetë. Politika ka rolin kryesor për këtë gjë: ajo duhet të pushojë së punuari për pakicën dhe duhet t’u rikthehet njerëzve dhe halleve të tyre.