Qyteti i Hannoverit në Gjermani është duke kaluar momente të frikës publike.
Ndeshja miqësore Gjermani – Hollandë e planifikuar për në orën 20:45 është ndërprerë dhe stadiumi i Hannoverit është evakuar për shkak të zbulimit të një objekti të dyshimtë.
Sipas Deutche Welle, shefi i policisë së Hannoverit ka deklaruar se është zbuluar një pajisje që mund të shpërthente.
Policia e Hannoverit ka evakuar stacionin e trenit, sallën e koncerteve dhe stadiumin e qytetit duke u shprehur se ka informacion kokret për një sulm të mundshëm.
Në stadium ishte e parashikuar të vinte dhe Kancelaria Angela Merkel, në shenjë të mosdorëzimit para terrorizmit.