Gjykata e Kosovës ka kërkuar arrestimin e katër deputetëve të opozitës

Sot policia ka hapur me forcë banesën e Deputetit Albin Kurti, ka arrestuar deputeten e AAK-së Donika Kadaj Bujuni dhe ka rrethuar banesën e deputetes së Lëvizjes “Vetëvendosje” Albulena haxhiu.

Deputetët akuzohen se kanë hedhur gaz lotsjellës dhe spërkatës djegës në drejtim të ministrave dhe të Policisë. Substancat konsiderohen të rrezikshme dhe është i ndaluar përdorimi i tyre nga qytetarët.

Gjykata e Kosovës ka lëshuar katër urdhër arreste për deputetët e opozitës. Urdhër arrestet janë lëshuar për deputetin e Levizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti dhe për deputetët Albulena Haxhiu, Faton Topalli, Donika Kadaj Bujuni.

Kjo masë vjen si pasojë e mos respektimit të ftesës për paraqitje të prokurorisë nga katër deputetet e akuzuar.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>