Kryeministri do ndalojë kontrollet e tatimorëve në janar

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se vitin e ardhshёm nuk do tё ketё mё askione kontrollesh nga inspektorёt tatimorё. Nё njё aktivitet tё organizuar nё Vlorё, ai u shpreh se  “nga Janari i vitit tё ardhshёm inspekorёt tatimorё do tё tërhiqen dhe nuk do ketё mё drejtori tatimesh e zyra tatimesh anembanё Shqiperise qё do tё lёshojnё nёpёr dyqane armatat e tyre dhe do tё vёnё gjoba pa kriter.”

Kjo deklaratё bëhet vetëm pak muaj pasi Zoti Rama urdhёroi një mësymje frontale të inspektorёve tatimorё pёr kontrollin në terren tё tё gjitha bizneseve të vendit. Për këtë qëllim ai urdhëroi në gusht punёsimin e 500 inspektorёve tё rinj. Kjo armatë inspektorësh ka kryer deri tani mbi 130 mijë kontrolle fizike në biznese dhe ka vendosur dhjetra mijra gjoba mbi ta.

Tashmë duket se Kryeministri ka ndryshuar krejtësisht qasje, duke i quajtur gjobat e vendosura me urdheëër të tij “pa kriter. Megjithatë, është e paqartë pse Kryeministri nuk i ndalon menjëherë këto gjoba arbitrare por do t’i lejojë të vazhdojnë edhe për nje muaj e gjysëm deri në janar.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>