Partia Demokratike ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Kontrollin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të dy organetë reja të krijuara nga reforma në drejtësi.
Ajo që është bërë publike deri më tani është se ekspertët ligjorë të PD pretendojnë se formula e parashikuar nga këto ligje për të zgjedhur anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së bie në kundërshtim me kushtetutën.
Ligji për ngritjen e këtyre organeve u miratua në parlament vetëm me votat e shumicës.
Sipas reformës, ngritja e këtyre institucioneve duhet të bëhet brenda katër maujve, ndaj Gjykata Kushtetuese ka kohë për të për të përcaktuar nëse ligjet janë antikushtetues apo jo, pa penguar zbatimin e reformës.