Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi sot disa nga politikat kryesore të Qeverisë Basha, gjatë një takimi me biznesmenë, përfaqësues të sindikatave dhe ekspertët gjermanë të CDU-së.
Ekspertët e CDU kanë ndihmuan në hartimin e programit ekonomik.
Deklaratat kryesore të Zotit Basha ishin:
- Në qeverinë time nuk do të ketë investime fasadë, palma, pllaka buzëkuq ku janë harxhuar miliona dollarë që kanë sjellë zero investim e punësim.
- Çdo shqiptar ka një borxh prej 1800 dollarë. Rregulli jonë është sjellja në 60% e borxhit.
- Ulja e TVSH-së nga 20 për qind që është aktualisht në 15 për qind.
- Heqja e taksës progresive nga 7 deri në 23 për qind, dhe vendosja e taksës së sheshtë prej 9 për qind.
- Tatimi i biznesit të vogël do të ketë kuotë fikse.
- Të rinjve do t’i jepet mundësia e stazheve me pagesë në sipërmarrje.
- Rritje e ndihmës ekonomike nga 1 300 lekë për person në 3 mijë lekë për person.