Policia ka paditur kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me akuzën e thirrjes publike për veprime të dhunshme.
Një ditë më parë Zoti Basha, nga cadra e lirisë, i kërkoi qytetarvë të reagojnë në mënyrë të dhunshme ndaj institucioneve dhe qeveritarëve.
Ai u shpreh se:
Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat, atyre që ju ndëshkojnë pa të drejtë. Kush luan me popullin t’i bëjë llogaritë mirë, se ndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak.