Kanë kaluar tre muaj, dhe qeveria ende nuk është formuar. Kjo si rezultat, i qëndrimeve anti –shqiptare, që mbajti Nikolla Gruevski gjatë negociatave me partitë shqiptare. Ai kërkoi ndryshimin e platformës, parimeve themelore, të të drejtave pamohueshme që janë mohuar për vite me radhë. Themelet e shtetit të maqedonisë, nuk mund të qëndrojnë pa bashkpunimin e respektimin e të drejtave themelore të shqiptarëve. Të cilët kanë dhënë kontribut të pamohueshëm, janë faktor stabiliteti, dhe kjo nuk mund të mohohet nga asnjë politikan.
Çdo të ndodhte nëse do ishte arritur marrëveshja midis Gruevskit dhe Ali Ahmetit? Sigurisht, do krijohejë qeveria. Ndoshta stabiliteti politik do ishte afat -shkurtër dhe platforma e përbashkët e partive shqiptare do haste pengesa në zbatimin e saj. Mund të përsëritejë situatë e ngjashme si ajo e marrëveshjes së Ohrit, ku të drejtat e shqiptarëve ngelën thjeshtë në letër, nuk u realizuan për shkak të nacionalizmit shtetërorë. Gruevski do luante çdo lojë politike, kundër realizimit të kësaj platforme.
Por, tashmë Nikola Gruevskit i ka ardhur koha të mbaj përgjegjësi ligjore ndaj krimeve që ka bërë. A është përgjegjës për ngjarjen e Kumanovës. Një filorus që i ka sjellë dëme politike dhe ekonomike Maqedonisë dhe shqiptarëve. Gruevski ka penguar proçeset integruese, për vite me radhë, jo pa qëllim. Ndikimi i Rusisë ka gjetur terren, në këtë shtet për fajin e Nikolla Gruevskit, një anti-shqiptarë, njëkohësishtë anti-maqedonas. Ai ka dëmtuar interesat e këtij shteti, me marrëveshjet me rusinë në sektorë kyç të këtij vendi. Ndaj pasojat do ishin afatgjata, nëse Gruevski do të krijonte qeverinë.
Një tjetër pengesë serioze është presidenti Ivanov, i cili kundërshton krijimin e koalicionit midis Zoran Zaev dhe partive shqiptare. Vendimi i tij rrezikon destabilizimin, e futjen në krizë kushtetuese të vendit për disa muaj të tjerë. Ai si president duhet të respektojë kushtetutën e jo të shkeli parimet themelore të saj, për krijimin e një qeverie. Një president nuk mund të dali në konferencë për shtyp e të lutet për mos pranim të platëformës shqiptare, kjo është shkelje e të drejtave universal të njeriut. Ai duhet të përgjigjet para drejtësisë dhe të mos nxisi vazhdimin e krizës.
Presidenti Ivanov duhet të mandatoj Zoran Zaev dhe partitë shqiptare. Presidenti nuk mund të vihet në shërbim të ish kryeministrit Gruevski, por të mandatonte krijimin e qeverisë së re. Nga kjo varet e ardhmja e Maqedonisë. Ky reagim nxjerr në pah, veprimet armiqësore ndaj shqiptarëve në të kaluarën.
Qeveria e re duhet të tregohet e kujdesshme, të mos përsërisi gabimet e qeverisë paraardhëse, pasojat e së cilës vazhdojnë ta mbajnë në udhëkryq, midis Rusisë dhe Perëndimit. E ardhmja e këtij shteti nuk duhet të jetë Rusia, por integrimi euro-atlantik. Rusia ka investuar shumë në Maqedoni, por kjo nuk do të thotë se vendi duhet të qendrojë nën ndikimin e rusisë. Ky kapitull duhet të mbyllet, t’i jepet fund faktorëve që ndikojnë në destabilizimin e Maqedonisë.
Qeveria e re duhet ta nxjerri vendin nga kjo situate, të investoj në krijimin stabilitetetit, për një të ardhme të përbashkët pa dallim etnije. Kjo mund të ndodhi vetëm nëse krijohet qeveria midis Zoran Zaev dhe partive shqiptare, e cila do sjelli ndryshimin e Maqedonisë, përmirësimin e të drejtave për shqiptarët, hapjen e një kapitulli të ri.
Qeveria e re duhet ndërmarri reforma serioze në drejtësi, vetëm kështu mund të ndërtohet një Maqedoni evropiane.
Qeveria e re duhet ta nxjeri vendin nga kaosi, të punojë për përmirësimin e marrdhënieve ndëretnike. Shqiptarët janë mbi 30 për qind e popullsisë në Maqedoni, nuk mund të mohohen të drejtat e tyre. Përkundrazi duhet të jenë mirënjohës për kontributin e shqiptarëve. Të investohet në mënyrë të barabartë, të mos ketë dallime, gjë e cila vërehet qartë se zonat me popullsi shqiptare janë me infrastukturë dhe shërbime të dobëta. Qeveria e re duhet ta dijë se respektimi i të drejtave të shqiptarëve, është kontribut për një Maqedoni të qetë, pa konflikte ndëretnike.