Mbyllet me sukses fushata e televizionit News 24 për të ndihmuar Kristi Mazen, 10 vjeçarin në nevojë për transplant mëlçie. Shuma e mbledhur prej 165 mijë eurosh është me se e mjaftueshme për të kryer operacionin e transplantit. Aktualisht, Kristi Maze është i shtruar në hpitalin e Bergamos, duke kryer të gjithë analizat e nevojshme përpara operacionit.
Qytetarë nga i gjithë vendi janë solidarizuar me Kristin. Ndërkohë që, Ministria e Shëndetesisë nuk ndërmori asnjë hap konkret për të shpëtuar jetën e Kristit.
Të gjithë paratë e mbledhura janë derdhur në llogarinë e babait të Kristit në Credins Bank.