Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati reagoi sot ndaj akuzave të politikanëve maqedonas se Shqipëria po ndërhyn në punët e brendëshme të Maqedonisë. Me anë të një konference për shtyp, Zoti Bushani tha se “ Shqipëria nuk përzihet në Maqedoni, por këshillon në mënyrë miqësore.”
Presidenti maqedonas Gjeorge Ivanov për herë të dytë nuk ka pranuar t’i japë të drejtën për të formuar koalicionin qeverisës Zoran Zaev, drejtuesi i opozitës i cili në bashkëpunim me partitë shqiptare të Maqedonisë ka arritur të ketë shumicën në parlament.
Shkak për mosdhënien e mandatit është platforma mes partive shqiptare e cila u diskutua dhe firmos në janar 2017, në Tiranë në zyrën e Kryeministrit Edi Rama.
Politikanët maqedonas e kanë cilësuar këtë platformë si ndërhyrje të Tiranës zyrtare në politikën e brendshme të Maqedonisë.
Maqedonia ka që prej dhjetorit 2016, kur u zhvilluan zgjedhjet, që nuk ka formuar ende qeverinë.