Ish kryeministri Berisha akuzoi Kryeministrin Rama për lidhje me krimin, në diskutimin në Parlament për ligjin e dekriminalizimit. Sipas Zotit Berisha, “krimi është institucioni suprem i qeverisjes së Ramës.” Ai e akuzoi kryeministrin Rama për lidhje me bandat kriminale të Aldo Bares dhe Dritan Dajtit.
Duke folur për ligjin e dekriminalizimit, Berisha përshëndenti Partinë Demokratike dhe partnerët ndërkombëtar. Ai tha se ky ligj është vetëm hapi i parë, pasi ajo që vërtetë i duhet politikës shqiptare është de-edvinizimi, shkëputja e politikës nga krimi.