Parlamenti i Shqipërisë u shpërnda sot në mesditë. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mbylli sot seancën e fundit të Kuvendit të formuar nga zgjedhjet e përgjtihshme të vitit 2013.
Zoti Meta në fjalën e mbylljes shprehu keqardhjen për mungesën e opozitës në sallë dhe bëri thirje për rikthim të dialogut politik.
Kryetari i Kuvendit përmendi edhe reformat e rëndësishme të votuara nga ky Kuvend si reforma në drejtësi dhe reforma administrative.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u zgjodh javën e shkuar Presidenti i ri i vendit, dhe pritet të marrë detyrën e re më 24 korrik.
Zgjedhja e tij në postin e presidentit u prit me habi dhe mosbesim nga qytetarët.