UEFA për trukimin e ndeshjes Armeni – Shqipëri

UEFA konfirmon se nuk ka ende një hetim zyrtar për trukime të ndeshjes Armeni – Shqipëri. Me anë të një emaili për gazetat sportive ndërkombetare, UEFA bëri të ditur se ajo monitorin të gjitha ndeshjet e kampionateve të UEFA-s, por nuk jep dot asnjë informacion pa pasur çështje disiplinore të hapur.

Reagimi i UEFA-s erdhi pas  deklaratës se presidentit të Federatës Armene të Futbollit Ruben Hayrapetyan, se në ndeshjen Armeni – Shqipëri ka pasur trukime.

Ditët e fundit, mediat daneze raportuan se ky është një shanc për Danimarkën për t’u kualifikuar në kampionatin europian. Nëse vërtetohen akuzat e kreut të Federatës armene, Shqipëria mund të përjashtohet nga Euro 2016 dhe vendin e saj e zë Danimarka, renditur e treta në grup.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>