Partia EnMarche! e presidentit francez Emmanuel Macron duket se po shkon drejt një fitoreje të thellë të zgjedhjeve parlamentare.
Sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 18 qershorit partia e Macron dhe aleatët e saj pritet të vfitojnë 355 deri në 425 mandate nga 577 vende gjithsej në asamblenë Asamblenë Kombëtare. Megjithëse pjesmarrja në zgjedhje ka qenë e ulët, këto rezultate do t’i jepnin mundësinë Amcron të krijojë qeverinë e re.
Partia e Macron, e themeluar një vit më parë, duket se u ndihmua shumë nga fakti se në zgjedhjet presidenciale Emmanuel Macron fitoi bindshëm ndaj rivales ekstremiste Le Pen. Shumica e parlamentarëve të rinj do të ulen për herë të parë në Asamblenë Kombëtare.
Partia Socialiste e cila ka drejtuar vendin në 5 vitet e fundit pritet të sigurojë 30 deri në 49 mandate, shifër kjo surprizuese për një prej partive që kanë sunduar skenën politike franceze në dekadat e fundit. Po ashtu, Partia Republikane dhe aleatët e saj pritet të fitojë 107 deri në 133 mandate, duke formuar kështu grupin më të madh opozitar.
Marine Le Pen, ish-kandidatja për Presidente dhe kryetarja e Partisë Fronti Kombëtar, ekstremi i djathtë, parashikohet të fitojë 4 deri në 8 mandate.
Sfidat e Macron
Gjatë fushatës Emmanuel Macron ka premtuar se “do të punojë për të gjithë” me një program të përshtatshmë si për të djathtët, ashtu dhe për të majtët.
Ringjallja e ekonomisë është synimi primar i planit të Macron. Ai do të luftojë për të bindur Gjermaninë për një reformim të eurozonës.
Sfidat më të mëdha të qeverisë së re do të jenë:
papunësia e lartë prej 10 për qindësh dhe pothuaj 25 për qind mes të rinjve nën 25 vjeç.
Shpenzimet e fryra publike (56 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, kundrejt 44 për qind të PBB-së në Gjermani dhe 39 për qind të PBB-së në Britani)
Rritja e ulët ekonomike gjatë viteve të fundit.
Rënia e investimeve