Më shumë se 190 kombe janë mbledhur në Paris për Samitin e OKB-së për klimën. Ata do të diskutojnë rreth një marrëveshje të re globale për ndryshimet klimatike. Marrëveshja synon reduktimin e gazrave që shkaktojnë efektin serë dhe shmangien e ngrohjes globale që shkaktohet nga veprimtaritë njerëzore.
Pikat Kryesore:
- Samiti i Parisit filloi sot rreth orës 10:00 dhe do të vazhdojë deri më 11 Dhjetorë.
- 151 liderë botërorë marrin pjesë mes masave të rrepta sigurie – secili do të flas për 3 minuta gjatë pasdites.
- Presidenti Nishani është nisur dje, drejt Parisit për të marrë pjesë në këtë samit.
- Presidenti amerikan Obama u shpreh se brezi i tanishëm është i fundit që mund të bëjë diçka për ndryshimin e klimës.
- Nga viti 2020, 20 bilionë dollarë do të financohen çdo vit për projekte të energjisë së pastër.
- Dje, qindra mijëra qytetarë marshuan në mbarë botën duke bërë thirrje për veprime urgjente në mbrojtje të mjedisit.