Sot, në Bruksel, Ministrat e jashtëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut ftuan Malin e Zi të anëtarësohet në këtë organizatë. Ky është zgjerimi i parë që prej vitit 2009.
Vendimi i Organizatës bie ndesh me deklaratën e ministrit të jashtëm të Rusisë, në muajin shtator, se “ çdo zgjerim i Natos do të ishte një gabim dhe një provokim”.
Të mërkurën, Agjensia e lajmeve ruse RIA citoi deklaratën e një deputeti, që shprehej se Rusia se do të ndërpresë projektet me malin e Zi, nëse vendi anëtarësohet në NATO.