Sot, gjatë një konference për shtyp, Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të zerohet kamatvonesa e energjisë për familjet në nevojë dhe biznesin e vogël, nëse ato paguajnë 100 lekë të vjetra, një herë të vetme.
Për 22 mijë familjet në nevojë, kushtet për të përfituar janë:
- Të jesh familje në nevojë.
- Të kesh paguar këstin prej një mijë lekësh sipas aktmarrëveshjes me OSSHE për kamatvonesat e energjisë.
Për 2798 familjet që nuk e kanë zbatuar akt marrëveshjen afati do të shtyhet deri në muajin korrik të vitit 2016.
Për 7000 familjet që akoma nuk e kanë nënshkruara aktmarrëveshjen me OSSHE kusht është:
- Pagesa e këstit mujor me vlerë prej 1200 lekësh deri në fund të vitit 2016.
Për 4097 biznese të vogla që kanë detyrime vetëm për kamatvonesën kusht është:
- Pagesa e detyrimeve të prapambetura dhe aktuale.