Ministri i Jashtëm i Austrisë Sebastian Kurz, në një intervistë për gazetën austriake Handelsblatt, paralajmëroi BE-në për rritjen e ndikimin të Turqisë dhe Arabisë Saudite në vendet e Ballkanit perëndimorë dhe bëri thirrje për një rol më aktiv të BE-së në rajon.
Ai tha se Turqia po zgjeron axhendën e saj ekonomike në rajon përmes investimeve në linajt ajrore në Shqipëri, investimet në miniserat e Kosovës dhe me marrëveshjen e tregtisë së lirë me Bosnjen.
Ai u shpreh se në Sarajevë dhe në Prishtinë gratë paguhen nga Arabia Saudite për të dalë në rrugë të mbuluara.
Ndërsa në Bosnje ka përfaqësues të fesë islame nga Arabia Saudite të cilët po punojnë për futjen e një forme më të rreptë të islamit në vend, që pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
“Ne nuk mund të vazhdojmë të shohim dhe të mos bëjmë asgjë”, shtoi ai
Në përfundim të intervistës, ministri i Jashtëm austriak u shpreh se për të kontrolluar ndikimin e Turqisë dhe vendet e tjera të huaja nevojitet përshpejtim i procesit të intergrimt për vendet e Ballkanit Perëndimorë.
Ai theksoi se edhe me problemet aktuale të BE-së të tilla si Brexit, kriza e refugjatëve apo etrrorismi islamik, Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të lihen pas dore: “Ne duhet të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv në këtë rajon kyç, duke i ofruar një prespektivë të besueshme evropiane.”