Prokurori i Krujës Haxhi Giu u arrestua sot në flagrancë, duke marrë 29 mijë euro, për të ulur dënimin e një të akuzuari.
Prokurori kishte disa kohë që mbahej nën vezhgim, pasi dyshohej se merrte rryshfet për të ndikuar në çështjet që hetonte.
Zoti Haxhi Giu njihet si prokurori që hetoi vrasjen e politikanit Azem Hajdari, në vitin 1998. Prej vitit 2008, ai ishte Prokuror në Krujë.
Bashkë me prokurorin, u arrestua dhe personi që korruptoi atë.