Korea e Veriut zhvendos raketën bërthamore në brigjet detare

Korea e Veriut zhvendos raketën bërthamore në brigjet detare

Korea e Veriut mendohet se ka lëvizur një raketë balistike ndërkontinentale në bregdet, u shpreh një deputet i Koresë së Jugut pasi u informua nga shërbimet sekrete të vendit.

Deputeti foli për CNN pas zhvillimit të mbledhjes së Shërbimeve Kombëtare Sekrete të Koresë së Jugut në Seul ditën e hënë. Ai u shpreh se ishte e paqartë se çfarë lëvizjesh u detektuan, kush ishte drejtimi i predhës dhe si është transportuar deri aty.

Pas shpërthimit të raketës bërthamore me bombë hidrogjeni ditën e dielë, Forcat detare të Koresë së Jugut njoftuan se po kryejnë stërvitje për të parë gatishmërinë e menjëhershme sulmuese ndaj një sulmi të mundshëm nga Korea e Veriut.

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut deklaroi, ditën e dielë, se testoi me sukses një bombë me hidrogjen, e njohur ndryshe si armë termonukleare, e cila mund të montohet në një raketë me rreze të gjatë sa të shuajë të gjithë SHBA-të.

Vendi ka testuar disa raketa këtë verë, një në korrik dhe një në mes të gushtit e cila fluturoi mbi ishullin japonez Hokkaido.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>