Guvernatori i Floridës Rock Scott ka urdhëruar rreth 5, 6 milionë qytetarë të cilët banojnë në Florida të lëvizin nga shtëpitë e tyre sa më shpejt pasi rrezikohen të preken nga Urgani i fuqishëm Irma.
Ai i kërkoi qytetarëve të evakuojnë sa më shpejt dhe i lajmëroi ato se nuk ka asnjë zonë të sigurtë në shtetin e Floridës. Guvernatori i Floridës u shpreh se “Shteti jonë asnjëherë nuk ka parë një gjë të tillë më parë. Pjesa më e madhe e Floridës do të preket nga stuhi të forta dh erëra të cilat janë kërcëni për jetën”.
“Nëse jeni urdhëruar të evakuoni, ju duhet ta bëni tani. Jo sonte, jo në një orë. Tani.” — vazhdoi më pas Guvernatori Scott.
Uragani Irma goditin ditën e premten arqipelagun e Kubës dhe më pas ka lëvizur drejt bregut Jug-Lindorë të Floridës . Në mënyrë të pazakontë paralajmërimi është bërë edhe për bregun perëndimor të Floridës, e cila është zonë që nuk goditet nga uraganët apo stuhitë.
Deri më tani Urgani Irma ka shkatërruar pjesërisht Kubën, si dhe Ishujt Bahamas, Ishujt Virgjin amerikanë, Turks, Caicos, dhe një pjesë të ishullit Shën Tomas. Dëmet e shkaktuara ende nuk dihen. Raportimet e medias flasin për të paktën 14 të vdekur
Uragani Irma është një nga uraganët më të fuqishëm të regjistruar në Oqeanin Atlantik.