Qeveria do të prokurojë 44 makina për funksionarët e saj dhe jo 29, si u raportua më përpara.Ky informacion bëhet i ditur nga agjensia BIRN.
Tetë automjete do të jenë për kryeministrin, 14 për këshillin e ministrave, katër për kryetarin e Kuvendit, dy për presidentin dhe nga një për 16 ministri të tjera.
Në sqarimin e saj, tek transparenca.al, edhe qeveria la të nënkuptohej se do të merrte 22 makina.Bërja publike e këtij fakti, hedh poshtë dhe koston totale të qeverisë, pasi ajo i referohej vetëm 22 makinave.
Nën pretekstin e ruajtjes së sigurisë së funksionarëve të shtetit, qeveria ka vendosur të mos ndjekë proçedurën e zakonshme të prokurimit publik por të veprojë në mënyrë sekrete.