Dënohen trafikantët e shqiptarëve drejt Amerikës

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi, sot, me nga nëntë deri në14 vite burg, secilin nga pesë të akuzuarit për kalimin e shqiptarëve në mënyrë të paligjshme drejt SHBA-ve.

Nertil Previzi, Fatos Fasko, Enver Karaj, Fatmir Bakalli dhe Nikoll Kolaj që në muajin dhjetor të vitit 2013 organizonin kalimin në mënyrë klandestine të rreth 600 shqiptarëve, kundrejt një pagesë prej 25 mijë dollarë.

Sipas Ambasadës Amerikane në Tiranë, dëmi i llogaritur arrin vlerën e 15 milionë dollarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>