Bashkëqeverisje me qytetarët — çfarë demokracie do ketë nën Edi Ramën?

Nga Jérôme Andre
Bashkëqeverisje me qytetarët — çfarë demokracie do ketë nën Edi Ramën?

Që nga rikonfirmimi i tij triumfator në krye të vendit në 25 qershor të këti viti, Kryeministri Edi Rama qeverisë i vetëm Shqipërinë. Programi i tij mbështetet në “bashkëqeverisjen me qytetarët”, një lloj pseudodemokracie përfaqësuese kjo, anti-elitiste, me gjurmë populiste. Mjet i mirë për të eleminuar gjithë kundërshtarët por edhe për të përforcuar gjithnjë edhe më shumë pushtetin oligarkik.

Vetëm pak ditë pas zyrtarizimit të fitores dërrmuese të 25 qershorit, Edi Rama nuk vonoi të shpallte një “lloj të ri demokracie”, në Shqipëri. Për Kryeministrin triumfues e të rikonfirmuar, kushtet tashmë ishin pjekur që “njerëzit të ishin shumë më afër qeverisë”. Duke pasur si mbështetje shumicën absolute në Parlament, Kryetari i Partisë Socialiste (PS), shpërndante trakte shqetësuese nën optikën e të formuari një koalicion, ku vuri në dukje që ai sigurisht që donte ta ndante pushtetin por këtë radhë me “qytetarët”.

Gjithë verën, në të katërt qoshet e vendit, Edi Rama u shpalos me fjalimet e tij, ku njëkohësisht dëgjoi edhe hallet e qytetarëve. Ai i dha formë konceptit të tij të ri që e finalizoi me krijimin e një “platforme të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm”. Kur Kryeministri gjithnjë ka pretenduar për ndjekjen e rrymës së demokracisë së Tony Blair, është e vështirë për t’u vënë re një “demokraci përfaqësuese”, e propozuar nga vetë ai, apo ndonjë influencë çfarëdo nga ndonjë e majtë europiane. Përkundrazi, duke filluar nga kundërshtarët politikë dhe më pas kritikët e kanë akuzuar Ramën për një formë të re populizmi.

Në “murin e inatit”, thënë ndryshe, faqja e tij në facebook, doli qartë problemi i ngritur më lart. Disa kohë më parë, Edi Rama i bëri thirrje ‘fansave’ të tij për të denoncuar publikisht funksionarët  që sipas tyre ishin “të fajshëm” dhe “pjesë e praktikave negative në sytë e njerëzve të zakonshëm”. Reagimet për mënyrat e tij të shfaqjes së pushtetit ishin akoma më të forta pas publikimit të një liste të zezë në mes të korrikut ku rreth njëqind emra, zyrtarë të bërë problem për praktika të parregullta nga ‘fansat’ e Kryeministrit. OJQ-ja më e vjetër në Shqipëri, Komiteti i Helsinkit, e gjykoi këtë praktikë “të paligjshme” dhe nxitëse të problemeve të panevojshme.

Në një vend si Shqipëria ku administrata është thellësisht e politizuar, reagimet ishin të forta nga opozita por edhe nga brenda radhëve të PS. Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike (PD) partia kryesore opozitare e krahasoi “drejtësinë e Kryeministrit Rama” me atë në Enver Hoxhës, duke vlerësuar se “lista zezë” e tij harron “hajdudët kriminelë të shtetit (…) që kanë privatizuar këtë të fundit”. Kurse për Monika Kryemadhin, bashkëshortja e Presidentit të Republikës Z. Ilir Meta dhe Kryetarja e re e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), ish-partnere në qeverisje në koalicionin me PS, thotë se LSI lufton për një opozitë të fortë “për t’i treguar këtij Kryeministri delirant që pushteti dhe arroganca e pakufijtë janë të papranueshme në një demokraci”.

Edi Rama u tregua pak i ndjeshëm ndaj kësaj stuhie kritikash, madje ai ritheksoi se “Platforma (…) do të jetë ferri për cilindo që paguhet nga shteti dhe abuzon me njerëzit e zakonshëm”. Kërcënimet hynë menjëhërë në fuqi. Në fund të korrikut ai pushoi drejtorët e Agjencive të Punës pasi i bëri leckë, për moskthimin e përgjigjeve në kohë ndaj pyetjeve dhe problemeve të qytetarëve. “Kjo punë nuk është për ju. Nisuni menjëherë. Ju ftoj që të jepni dorëheqjen brenda 24 orëve”. Disa ditë më vonë ishte radha e drejtorëve të spitalit që panë t’i afrohet “përgjegjësia morale” për menaxhimin e keq dhe pisllëkun që kishte mbytur spitalet. Edhe pse disa bënë rezistencë, me argumentin se heqja dorë nga puna në mes të verës mund të sillte probleme në menaxhimin e spitaleve, telefonatat e bëra nga Ministria e Shëndetësisë, vunë vulën që këta drejtorë të jepnin menjëherë dorëheqjen.

Në fakt këto dorëheqje nuk do ishin veçse të parat të një liste të gjatë. Menjëherë pas përfundit të pushimeve, u shpall një plan i ri për të ristruktuar administratën publike, me objektivin e reduktimit të institucioneve publike. “Duam të bëjmë më shumë edhe më mirë duke mininizuar burimet”, justifikoi zëvendës-Kryeministri Z. Niko Peleshi. Pas reduktimit të numrit të ministrave, 37 agjenci në nivel qendror do të shkrihen dhe vendi i ndarë në katër zona të mëdha administrative, nga ku do të menaxhohen shërbimet e rëndësishme si shëndetësia, arsimi, punët sociale dhe financat. Shumë ekspertë janë skeptikë: asnjë parashikim me bazë shifrash nuk është bërë i njohur për sa i përket ekonomisë apo numrit të vendevë të punës që do të preken nga këto shkurtime.

Paralelisht me këto shkurtime të funksioneve publike, zyra e “platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët” ka filluar punën me rekrutimet. Edhe pse nuk e dimë ende se cilat do të jenë misionet e saj, as edhe në cilin institucion do të atashohet ky kabinet i ri, dihet që numri kandidatëve për t’u punësuar pranë tij është i madh. Po ashtu, 40 poste do të krijohen, nën varësinë direkte të Kryeministrit.

“Kur klasa punëtore flet, burokratët e qepin”. Disa prej komentuesve nuk ngruruan për të rikujtuar këtë slogan të famshëm të Enver Hoxhës, këtë slogan ua solli në mendje demokracia e re e Edi Ramës, ku opinionet dhe gjykimet personale neutralizuan institucionet. Krahasimet me kohën e diktaturës komuniste apo revolucionin kulturor maoistë u shtuan për të vënë në vëmendje këtë deviancë politike të Kryeministrit. Por, sipas politologut Z.Ermal Hasimja, metodat e Edi Ramës nuk janë më tepër autokratike sesa ato të Sali Berishës në vitet 1990”. Dhe të gjithëve na kujtohet praktika me numrin e famshëm të telefonit ku qytetarët mund t’i dërgonin drejtpërsëdrejti hallet e tyre ish-Kryeministrit.

“Tendenca për të vënë nën kontroll mediat apo institucionet e tjera të pavaruara është qartësisht e dukshme dhe shqetësuese” nënvizon Z.Ermal Hasimja që sjell në vëmendje që Edi Rama parashikon të vërë në zbatim programin e tij “akoma më me lehtësi me mënyrën e shkopit dhe karrotës, ku integrohen ambiciet individuale. Në një vend ku askush nuk beson tek e ardhmja një punë ose një privilegj kthehen në të vetmen strategji për mbijetesë”. Gjatë kësaj kohe, emigracioni i shqipëtarëve, të rinj por edhe të moshave të tjera ka njohur rekorde.

Në vjeshtën e vitet 2016, lëvizja kundër importit të plehrave kishte vënë shoqërinë civile të krye të skenës. Sot militantët e kësaj lëvizje zor se dëgjohen. Fatos Lubonja ndjen keqardhje për “apatinë e reagimeve ndaj arrogancës së Ramës” ndërkohë që korrupsioni i shtetit është sipas tij, gjithmonë njëlloj i pranishëm. Editorialisti shqetësohet po ashtu për “kultin e pagabueshmërisë të shefit suprem“ dhe strategjisë së tij të re që mbështetet në “idenë se njerëzit janë të padështueshëm dhe qëllim mbetet eleminimi i kundërshtarit”. Vagullt, Lubonja sheh, “shenjat e një historie që përsëritet në formën e një tragjedie të re”.

Përballë procesit të integrimit europian, edhe ky një proces aspak i qartë, Kryeministri shqiptar, duket se luan kartën e forcimit të pushtetit të tij personal. Shumë janë ata që ngrejnë zërin se shohin “përmirësimin e kushteve financiare të miqve oligarkë të Ramës”, që interpretohet si sinonim i rritjes ekonomike dhe “bashkëqeverisjes me qytetarët” dhe një modë 2.0 që i jep edhe më shumë dorë për ndërhyrjet e tij në intitucione.

 

Publikuar me leje nga Courrier des Balkans

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>