Sot, gjatë prezantimit të projektbuxhetit, kryeministri Rama deklaroi se “arsyet se përse nuk u realizua plani në dogana dhe tatime nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë.” Zoti Rama rreshtoi arsyet e mosrealizimit të të ardhurave:
- Rënia e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare
- Rënia e të ardhurave nga renta dhe tatimi i vlerës së shtuar për importin e karburanteve, të gaztë dhe të lëngët, rreth 42 milionë dollarë më pak
- Përgjysmimi i importit të energjisë elektrike, janar- tetor, rreth 16 milionë dollarë më pak
- Rënia e sasisë së importit të cigareve, u vendos rritja e akcizës për të dekurajuar pirjen e duhanit, rreth 35 milionë dollarë më pak
- Rritja e përjashtimeve, me qëllim stimulimin e sipërmarrjes, për importin e makinerive për barnat dhe industrinë e akcizës për peshkimin, rreth 13 milionë dollarë më pak
- Rënia e importit të fruta- perimeve, si pasojë e rritjes së prodhimit vendas
- Efekti i kursit të këmbimit, më pak të ardhura në arkën e shtetit nga ulja e euros