16 persona kanë humbur jetën dhe 17 janë plagosur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në Athinë dhe Mandra, një zonë 27 kilometra larg Athinës.
Moti i keq që vazhdon prej disa ditësh ka shkatërruar rreth 500 banesa, 200 biznese e 300 makina.
Mijëra qytetarë grekë rrezikojnë të mbeten jashtë, teksa qeveria po përpiqet të marrë masa. Pritet që kostoja në buxhetin e shtetit nga kjo katastrofë të jetë e lartë.