Ndërroi jetë sot në drekë Arqipeshkvi i Tiranës dhe i Durrësit Imzot Rrok Mirdita. Ai pësoi hemoragji cerebrale para tre ditësh dhe gjendej i shtruar në Spitalin Nënë Tereza.
Imzot Rrok Mirdita ishte 76 vjeç.
Gjatë 25 vjetëve të fundit ai ishte një ndër figurat më të rëndësishme të kishës katolike duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ndërtimin e institucioneve katolike e të ndihmës sociale dhe dialogun ndërfetar. Në periudhën 1994-2000 ai shërbeu si president i Caritas shqiptar.
në moshën 76 vjeçare, s