Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan sot vdekjen e një prej drejtuesve më të lartë të ISIS.
Abu Nabil, udhëheqësi i ISIS në Libi, është vrarë më 13 nëntor në një goditje ajrore të forcave amerikane. Para se të bashkohej me ISIS, Nabil ka shërbyer në pozicione të rëndësishme ushtarake në rradhët e al-Kaedës.
Sipas forcave ushtarake amerikane, vdekja e Nabilit ka dëmtuar rëndë potencialin e ISIS për t’u organizuar në Libi.