Përmbytet Laguna e Valbonës për herë të parë

Përmbytet Laguna e Valbonës për herë të parë

Për herë të parë, Lugina e Valbonës është përmbytur si pasojë e daljës nga shtrati të ujit të një prej degëve më të mëdha të Valbonës, Çeremit.

Banorët e zonës shprehen se sasia e reshjeve e ditëve të fundit nuk kanë qenë më të lartë se herët e tjera, por se punimet e pavëzhguara prej vitesh, si për nxjerrjen e gurëve ashtu dhe për hidrocentralet, kanë shkaktuar shpyllëzim dhe mungesë të vegjetacionit.

Gazetarët e Elementit të Pestë kanë publikuar videon ku duken ujërat e Çeremit teksa derdhen në rrugë dhe mbulojnë vendin me baltë.

Përmbytet Valbona!!!

Uji po merr rrugët në Valbonë!!! Banorët e Luginës sapo kanë raportuar për një situatë të pazakontë përmbytjeje, e pandodhur më parë, e cila po u rrezikon shtëpitë. Ky është Ceremi, uji i të cilit po sulmon një prej hoteleve turistike në Parkut Kombëtar të Valbonës. Mungesa e vegjetacionit dhe shpyllëzimet për shkakt të dhënies së lejeve minerare dhe të koncesioneve të hidrocentraleve kanë shkaktuar një erozion të lartë që sjell një përmbytje të shpejtë.

Posted by Elementi i peste on Saturday, February 3, 2018

“Mungesa e vegjetacionit dhe shpyllëzimet për shkakt të dhënies së lejeve minerare dhe të koncesioneve të hidrocentraleve kanë shkaktuar një erozion të lartë që sjell një përmbytje të shpejtë.” shkruan Elementi i Pestë.

Në Valbonë po ndodh ajo çka pritej! Ajo çka ekspertët e parashikuan me kohë. Ajo për të cilën aktivistët protestuan. Por në mënyrë të pakuptimtë, në vend që t'i dëgjonin, i shpërfillën, me arrogancë iu përgjigjën! I ndaluan me policë e në fund, i paditën. Por sjellja e autoriteteve për të shndërruar Parkun Kombëtar në Valbonë në një oborr ndërtimi për kompanitë që shfrytëzojnë gurin e ndërtojnë hidrocentrale nuk vjen si rezultat i padijes, por për shkak të dijes. Qysh në fillim, kur askush nuk ishte në dijeni, ata dinin gjithçka. Është një kupolë financiare që për tridhjetë vjet ka grumbulluar aq shumë para, saqë me fare pak mundim, sot, në sinergji të ndërsjelltë me autoritetet po blen pasurinë publike, po e zapton atë, gjoja në emër të zhvillimit. Duke financuar një propagandë elektorale, përmes një metodologjie manipuluese, ky bashkim mafioz synon, gjoja, t'u japë veprimeve legjitimitet, pranueshmëri, për të vazhduar më tej. Pra, ajo çka po ndodh sot e prej disa kohësh, jo vetëm në Valbonë, por në të gjithë vendin, nuk mund të quhet më një fatkeqsi e papritur apo rastësi, por një sjellje e parashikuar e me dije të plotë dhe pikërisht, për të tëra këto arsye, kjo mund të quhet një sjellje kriminale!

Posted by Elementi i peste on Sunday, February 4, 2018

Në një intervistë të shkurtë, një prej banorëve të Luginës së Valbonës shprehet se asnjëherë më parë nuk ka patur përmbytje në atë zonë, pasi secila prej degëve të Valbonës ka pasur shtratin dhe rrjedhën natyrale, të padëmtuar nga dora e njeriut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>