Ministria e Mjedisit ndalon ndërtimin e hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit. Sipas ministrisë, Vendimi i vlerësimit në mjedis për ndërtimin e hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit është i pavlefshëm.
Sipas, dokumenti të Ministrisë së Mjedisit të publikuar nga Lapsi.al, VNM-ja për projektin ishte e vlefshme deri më 3 mars 2017. Dhe ndërtimi i hidrocentarleve nuk mund të fillojë një vit pas skadimit të VNM-së.
Përvec kalimi të afateve kohore, Ministria shprehet se VNM-ja përmban disa parregullsi, të tilla si:
Sasia e ujit për përdorim e miratuar nga KBU-ja nuk përputhet me sasinë e ujit të miratuar në VNM.
Mungesa e të dhënave mjedisore të subjektit që do të ndërtojë hidrocentralet.
Ndërtimi i hidrocentarleve prek fondin pyjor, në ndryshim me atë çfarë shkruhet në VNM.