Zgjedhjet në Itali ishin një refuzim i partive tradicionale të majta dhe të djathta, si në veri dhe në jug të vendit – por për arsye të ndryshme.
Sipas ekspertëve, partia e djathtë Lega (ish-Lega Nord) pushtoi veriun, ku banorët janë të shqetësuar për rritjen e emigracionit, ndërsa lëvizja anti-sistem Movimento 5 Stelle mori vota në jug ku dominojnë shqetësimet rreth ekonomisë.
“Në jug, votimi për M5S ishte një protestë e një pjese të vendit që ndjehet e lënë pas dore, pasi rimëkëmbja ekonomike po ndihet vetëm në veri”, tha Roberto D’Alimonte, profesor i politikës në Universitetin Luiss të Romës.
“Nuk mund të habitemi se rajonet jugore, ku papunësia e të rinjve ka aritur nivele të larta dhe partitë tradicionale nuk kanë arritur të zgjidhin problemin, kanë votuar masivisht në favor të një lëvizjeje që shpreh keqardhje dhe zemërim”.
Zhgënjimi i italianëve u shpreh dhe gjatë referendumit kushtetues në vitin 2016, në të cilin Italia jugore votoi masivisht kundër reformës së propozuar dhe qeverisë së qendrës së majtë të kryeministrit Matteo Renzi.
Eksperti politik Giovanni Orsina tha se zgjedhjet e 2018-ës përfaqësojnë një “tranzicion” midis rendit të vjetër politik dhe atë të ri, duke dhënë “një mesazh të qartë”.
“Është e qartë se të dy lidhjet e dobëta në këtë fazë ishin Partia Demokratike (e qendrës së majtë) dhe Forza Italia, partia e qendrës së djathtë e Silvio Berlusconi, të cilët kanë qenë në pushtet për dekada”.
Një koalicion i krahut të djathtë, duke përfshirë Ligën dhe Forza Italia të Berlusconit u rendit i pari në votimin e së dielës me 37 përqind, por partia e Berluskonit num mundi të dalë e para brenda koalicionit.
Udhëheqësi i Ligës Matteo Salvini, 45 vjeç, e ka pozicionuar veten si “populist krenar”.
“Italia është e ngopur me socialistët e shampanjës,” tha ai.
Me 17 përqind të votave, partia e tij arriti rezultat të mirënë zonat relativisht të pasura të Italisë veriore, ku shqetësimet në lidhje me sigurinë dhe emigracionin janë të larta dhe euroskepticizmi është i përhapur.
Gjëja më e rëndësishme që Salvini thotë është” italianët janë të parët.
“Unë nuk jam racist, por mendoj se njerëzit që vijnë në Itali duhet të vijnë këtu për të punuar dhe të mos kryejnë krime apo dhunë si përdhunimet”, u shpreh Evaristo Bellu, një 56-vjeçare vjeçare mbështetëse e Ligës.
Sebastien Maillard, kreu i Institutit Jacques Delors, tha se italianët tradicionalisht janë eurofilë. Por sondazhet e opinionit treguan “ata janë shumë të zhgënjyer për shkak se ata pritën shumë më tepër nga Evropa, veçanërisht një politikë të fortë imigracioni”, tha Maillard.
“Ka një ndjenjë të fortë të braktisjes, një ndjenjë që Europa i ka lënë ata në fatin e tyre të keq për imigracionin”.
Për shumë analistë të politikës italiane, rezultati i zgjedhjeve është një fotografi e një vendi në rrokje të frikës për imigracionin dhe ekonominë. M5S ka propozuar ulje taksash, ndërsa Liga dëshiron të ndihmojë bizneset italiane dhe të deportojë qindra mijëra emigrantë.
Në një intervistë me të përditshmen zvicerane Die Ëeltëoche, ish këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon përshëndeti “tërmetin” në politikën italiane.
“Ka patjetër dallime të politikave midis Lëvizjes 5 Stelle dhe Lega, e gjithashtu disa nga lëvizjet e tjera populiste në të djathtë,” u shpreh ai.
Por ai shtoi se fitimi i tyre ishte “një sinjal i fortë për klasën e përhershme politike në Evropë që njerëzit, dhe veçanërisht njerëzit në Itali, duan të ndryshojnë dhe ata duan të ndryshojnë tani”.