Komisioni parlamentar hetimor për çështjen “Tahiri” ka nisur sot punimet por deputetët e maxhorancës kanë kërkuar shtyrjen e tij.
Seanca e parë e komisionit që u ngrit me kërkesë të opozitës, u mbyll shumë shpejt pas kërkesës së deputetëve socialist për shtyrjen me një javë të fillimit të punimeve të komisionit.
Komisioni ka për qëllim diskutimin dhe zbardhjen e çështjes Habilaj-Tahiri dhe mënyrën se si dështuan institucionet për të luftuar përfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafikun e lëndëve narkotike.
Kryetari i Komisionit, deputeti demokrat Edi Paloka tha se komisioni do të verifikojë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve hetimore si në rastin e ish-ministrit Tahiri, ashtu dhe në përgjithësi për fenomenin e kapjes së shtetit nga bandat kriminale.
Komisioni do t’i ushtrojë punimet e tij deri më 5 shtator 2018.