Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, hidhet gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, hidhet gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Sot paradite, ndërsa filloi seanca parlamentare për diskutimin e marrëveshjes së përcaktimit të kufijeve me Malin e Zi, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosja lëshuan gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës. Si rezultat, janë ndërprërë diskutimet dhe janë bllokuar punimet e Kuvendit.

Sipas zëri.info, Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie e ka quajtur zhgënjim ditën e sotme, dhe ka kërkuar që marrëveshja të miratohet. Ai është shprehur:

Dita e sotme ishte një zhgjënjim i madh kjo nuk duhej të ndodhte. Kosova është më e mirë se kaq kjo nuk duhej të ndodhte në një realitet evropian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>