Emërimi nepotik i bërë nga Juncker dëmton të ardhmen e BE-së

Emërimi nepotik i bërë nga Juncker dëmton të ardhmen e BE-së

Trashëgimia e Presidentit të Komisionit Evropian Juncker do të jetë destabilizimi i të gjithë institucionit, pavarësisht arritjeve të tij. Për herë të parë që nga viti 1952, emërimi i Sekretarit të Përgjithshëm të KE-së është ligjërisht i dyshimtë dhe i kontestuar gjerësisht.

Në artikullin e Politico.eu, përkthyer nga Exit.al, theksohet se nuk ka asnjë precedent të mëparshëm të krahasueshëm me procesin e zgjedhjes së Sekretarit të ri të Përgjithshme të KE-së Selmayr.

Kandidati Selmayr nuk ka eksperiencën e nevojshme për të menaxhuar 33 mijë persona. Ai me të vërtet mund të jetë një lojtar i mirë politik por interesi i BE-së nuk është t’i shërbej administratës së saj super të politizuar dhe të vendosë një sistem të përkëdhelurish.

Gjithashtu në vendimin e Komisionit Evropian ka një problem të madh imazhi. Si mundet publiku të pranojë ngritjen meteorike të dikujt me kaq pak eksperiencë në menaxhim dhe emërimi i të cilit ka kaq shumë shkelje ligjore?

Komisionerët— duke filluar me Presidentin e Komisionit Juncker — i cili miratoi të zgjedhurin e tij u ekspozua si i pakujdesshëm ndërsa këmbëngulja e komisionerëve për emërimin e Selmayr se ishin ndjekur të gjithë procedurat ligjore është një veprim i papërgjegjshëm dhe dinak.

Komunikimi i fortë i mbushur me gënjeshtra të përsëritura për të justifikuar emërimin e sekretarit të ri të përgjithshëm po minon besueshmërinë e këtij institucioni, duke vënë në rrezik vazhdimësinë e shumë prej iniciativat e ndërmarra prej tij. (Herën e fundit që komisioni u drejtuan nga një ish-kryeministër i Luksemburgut, Jacques Santer, mandati i tij përfundoi me një skandal. Dyshimet për korrupsion brenda institucionit i detyruan të gjithë anëtarët e komisionit të dorëhiqeshin në 1999).

Konfirmimi i emërimit të Selmayr nga Parlamenti Evropian do të jetë një goditje e madhe për paanshmërinë e administratës së BE-së, dhe do të vërë në dyshim edhe emërimet e tjera.

Procesi i emërimit të Selmayr dhe veprimet e pakujdesshme të Komisionit Evropian dhe parlamentit evropian do ti pajisë partitë populiste me argumente të vlefshme dhe të besueshme për t’i përdorur gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në 2019.

Me miq të tillë, Europa nuk ka nevojë për armiq.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>