Kryetari i Komisionit të Çështjeve të BE-së në Bundestagun gjerman Gunther Krichbaum ka ngjallur sërish debate në Tiranë pas deklaratës së tij se parlamenti gjerman do të konsiderojë jo vetëm raportin e Komisionit Europian por edhe raporte dhe informacione të tjera për të vendosur ose jo miratimin e hapjes së negociatave.
Në një deklaratë për media gjermane “Des Tagesspiegel”, më 20 mars 2018, Krichbaum ka deklaruar se hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është i parakohshëm në këtë moment. Ai shtoi se “korrupsioni dhe niveli i lartë i krimit të organizuar janë një problem”.
Më tej në artikull Krichbaum sqaron se:
Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit. Sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht dua të konsultoj edhe raportet e tjera për të marr këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e World Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i CDU-CSU, kemi formuluar në nëntorin e parvjetshëm pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Përkthyer nga Hashtag.al