Rama fajëson opozitën për mos hapjen e negociatave me BE-në

Rama fajëson opozitën për mos hapjen e negociatave me BE-në

Rezoluta, që sapo u votua sot në kuvend, është thjesht raporti përmbledhës i Këshillit të Ministrave “Mbi gjetjet dhe rekomandimet e raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2018”. Në të nuk përfshihet asnjë hap konkret që duhet të ndërmarrë qeveria për përmbushjen e kushteve që Shqipëria duhet të plotësojë për hapjen e negociatave me BE-në.

Megjithatë, Kryeministri Rama akuzoi Partinë Demokratike se po mundohet të pengojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, duke mos votuar rezolutën e Këshillit të Ministrave për rekomandimin e KE-së.

Gjatë seancës plenare, punimet e së cilës deputetët e PD-së i bojkotuan, Kryeministri Rama deklaroi se votimi i rezolutës vetëm nga deputetët e maxhorancës nuk do t’i bindë vendet evropiane për të hapur negociatat me Shqipërinë.

“Edhe sot kur jemi në metrat e fundit të një rruge shumë të gjatë, kur Kuvendi nga detyrë të votojë një rezolutë, opozita ikën nga salla. Ishte një mundësi e mirë që thoshin, se Kuvendi i Shqipërisë është në unanimitet pro hapjes së negociatave.

Kjo rezolutë mund të jetë një arsye më shumë, për t’i thënë atyre që votojnë se ne nuk jemi unanim në çeljen e negociatave.

Akt i pashembullt pabesie historike ndaj këtij vendi dhe populli.”

Gjatë votimit, në Kuvend ishin të pranishëm 74 deputetë, mes të cilëve tre të PDIU-së, një deputet i LSI-së Robert Bitri dhe deputeti i PSD-së Tom Doshi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>