Vetingu, nis seanca e apelit për Adriatik Llallën

Vetingu, nis seanca e apelit për Adriatik Llallën

Kolegji i Apelimit po zhvillon sot seancën dëgjimore për ankimimin e Komisionerit Publik ndaj vendimit të KPK për të ndërprerë procesin e vetingut për ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Sipas Komisionerit Publik, vendimi i KPK për ndërprejen e procesit të vetingut për Llallën në momentin që ky i fundit vendosi të largohet nga sistemi i drejtësisë është i padrejtë.

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla përfaqësohet në këtë seancë nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Me anë të një prokurore të posaçme, Adriatik Llalla, i cili ndohet në Turqi, ka thënë se e ka të pamundur të jetë i pranishëm në gjykim, ndaj avokati Hazizaj ka përgjegjësi të plotë për ta përfaqësuar atë në seancë.

Kjo prokurë është pranuar nga Kolegji i Apelimit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>