ONM po shqyrton Komisioneren e KPK-së Suela Zhegu për konflikt interesi

ONM po shqyrton Komisioneren e KPK-së Suela Zhegu për konflikt interesi

Pas publikimi të dokumentave për një konflikt të mundshëm të interesit të komisioneres Suela Zhegu si pjesë e trupës së vlerësimit të gjykatësit Edmond Ismailaj, Exit.al iu drejtua Bordit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), të cilët u përgjigjën pozitivisht.

Në përgjigjen e ONM-së drejtuar Exit.al në lidhje me këtë rast shkruhet se:

Vëzhguesit po e shqyrtojnë çështjen, sëbashku me çështje të tjera përmbajtësore dhe proceduriale të rastit në fjalë.

Çdo konflikt i mundshëm interesi ka veçoritë e tij dhe ndaj nuk është e mundur të shprehesh paraprakisht një mendim mbi një konflikt të mundshëm interesi në të ardhmen, pavarësisht kësaj çdo konflikt i mundshëm interesi do të shqyrtohet tërësisht nga Vëzhguesit Ndërkombëtar në interes të pavarësisë dhe paanshmërisë së procesit të vetingut.

Dokumentat për komisioneren Zhegu u publikuan dje nga Boldnews. Sipas këtyre dokumentave komisionerja Zhegu është pjesë e treshes që po kryen verifikimin e subjektit Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë, i cili ka qenë për disa kohë relator i çështjes në ngarkim të bashkëshortit të saj.

Procesi i vetingut për gjykatësin Edmond Islamaj ka filluar në Tetor 2017, kështu që rezulton se komisionerja Suela Zhegu e ka pasur nën verifikim Edmond Islamajn për 5 muaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>