Sot Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim nenin për rritjen e akcizës për prodhimin e birrës vendase.
Neni parashikon rritjen e taksës për prodhimin e birrës vendase me 11 për qind, dhe uljen e akcizës për birrën e importuar me 15 për qind.
Ky nen, në mbledhjet e mëparshme u kundërshtua nga deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por sot u votua dhe nga ata.